Padyshim që Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy prej banorëve më të komentuar të këtij edicioni në “Big Brother Vip Albania”. Ata kanë pasur debate të forta që në ditët e para dhe herë pas here kanë përballje të ashpra me njëri-tjetrin.
Së fundmi, dyshja kanë debatuar në oborr në prani të banorëve të tjerë, pasu Luizi i ka kërkuar llogari Oltës për një deklaratë të saj të thënë më herët.
Javë më parë teksa në dhomën e gjumit ishte lëshuar muzikës ritmike për banorët, Olta bëri me gjest te hunda duke nënkuptuar se Luizi është i varur nga lëndët narkotike. E teksa i ka kërkuar shpjegim për ato gjeste, Luizi dëgjohet mes të tjerash duke thënë:
“S’jam shquar ndonjëherë për atë punë gjatë gjithë jetës”.
Ndërkohë, Olta i është përgjigjur duke i thënë:
“Nuk dua të flas tani për këtë temë, [do të flas] kur të jem unë gati”.
Nga ana tjetër me tê drejtë Nita Latifi e habitur ka pyetur se si ka mundësi që një bisedë e tillë është anashkaluar pa u diskutuar në një prej mbrëmjeve të spektaklit, Deamishel i është përgjigjur se bëhet fjalë për spektaklin ku Arbana kishte refuzuar të diskutonte disa tema, që i cilësonte si shumë të ulëta.