MENU
klinika

Të dëmshme për shëndetin

Vitaminat dhe mineralet që s’duhet t’i merrni bashkë!

24.03.2023 - 12:31

donjëherë suplementet e vitaminave mund të na ndihmojnë të plotësojmë boshllëqet në dietën tonë. Përthithja mund të varet nga ato që merrni së bashku dhe gjithashtu mund të çojë në ndërveprime të dëmshme për shëndetin tuaj. Shumë njerëzve u pëlqen të marrin magnez në mbrëmje, pasi mund të nxisë një ndjenjë qetësie dhe të mbështesë relaksimin e muskujve.

Megjithatë, nëse merrni magnez, doktoresha Erin Stokes rekomandon të mos e merrni në të njëjtën kohë me një multivitaminë, pasi mund të ndërhyjë në përthithjen e mineraleve të vogla që gjenden në multivitamina, si hekuri dhe zinku.

Përmbahuni nga marrja e kalciumit, magnezit ose zinkut së bashku, sepse do të “konkurrojnë për thithjen”.

Ndërsa Dr.Jaydeep Tripathy thotë se marrja e kalciumit dhe magnezit ndihmon në parandalimin e osteoporozës, kështu që për të maksimizuar përfitimet, merrini ato dy orë larg njëri-tjetrit.

Kërkimet kanë treguar se përthithja e vitaminës K te një person, mund të reduktohet kur vitaminat e tjera të tretshme në yndyrë, si vitamina E dhe vitamina D, merren së bashku.

Rekomandohet që këto vitamina t’i merrni të paktën dy orë larg njëra-tjetres për përthithje maksimale. Për fat të mirë, nuk ka efekte anësore negative, megjithatë Dr.Airey thotë se është “thjesht jo efektive” t’i marrësh ato së bashku, sepse aftësia e trupit për të absorbuar vitaminat do të reduktohet nëse i merrni ato së bashku.

Ndërkaq, edhe pse çaji i gjelbër nuk është një suplement, është një pije e shijshme plot me antioksidantë që shumë prej nesh e shijojnë për përfitimet shëndetësore. Fatkeqësisht, marrja e suplementeve të hekurit së bashku me çajin e gjelbër, nuk është një kombinim i mirë. Dr.Airey shprehet se:

Çaji i gjelbër mund të shkaktojë në fakt mungesë hekuri nëse merret në sasi të mëdha për një periudhë të gjatë kohore. Hekuri, nga ana tjetër, mund të zvogëlojë efektivitetin e çajit të gjelbër. Ndërkaq, vitamina C mund të shpërbëjë vitaminën B12 në traktin tuaj të tretjes, duke reduktuar përthithjen e saj. Prisni të paktën dy orë para se të merrni vitaminën C me vitaminën B12. Vitamina B12 luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionimin e duhur të sistemit tuaj nervor, ndërsa mungesa e B12 mund të çojë në shëndet më të dobët nervor dhe të ndikojë në zhvillimin dhe funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja cilat janë ushqimet që e kanë me tepri atë

10 shkaqet e mungesës së vitaminës D


Si të dalloni rastet problematike

4 përgjigje për dhimbjen e papritur të gjurit

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?