MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

I pjekur, i zier apo i skuqur, cilin lloj peshku është më i mirë?

24.03.2023 - 13:23

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: I pjekur, i zier apo i skuqur, cilin lloj peshku është më i mirë?

Mjeku: Shumë studime flasin për vlerat që omega-3 që gjendet me shumice tek peshku i dhuron shëndetit të zemrës.

Sipas ekspertëve në një studim të zhvilluar në Universitetin e Hauait, në mes mënyrave më popullore të gatimit të peshkut ai i zier dhe i pjekur duket se arrin të sjellë më shumë vlera për trupin. Krahasimi i ekspertëve matet me sasinë e omega-3 që përfitoni pasi e gatuani peshkun, shkruan agroweb.org.

Sa më shumë të jetë ruajtur ajo gjatë gatimit aq më të vogla janë shancet e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sa më i thatë, i konservuar apo i skuqur të jetë peshku aq më shumë rrit riskun e zhvillimit të këtyre sëmundjeve si tek burrat ashtu dhe tek gratë.

Sipas Dr Lixing Meng nga Universiteti i Hauait, burrave ju duhet të marrin 3.3 gr omega-3 në ditë në mënyrë që të mbajnë një shëndet kardiovaskular të shëndetshëm.

Gratë rekomandohet të marrin të njëjtat sasi megjithëse efektet e omega-3 janë më të dukshme tek burrat.

Marrja e sasisë së duhur të omega-3 e ul rriskun e dëmtimit të zemrës dhe rrugëve të saj deri në 23%. Sipas ekspertëve ky studim ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e njerëzve mbi konsuminimin dhe gatinin  e duhur të peshkut si një burim domethënës i omega-3.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN