MENU
klinika

A po përdor Putin një “klon”?

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare zbulon si qëndron e vërteta

24.03.2023 - 19:49

Një video po bëhet virale në mediat sociale ruse ku pretendohet se Vladimir Putin po përdor një person shumë të ngjashëm me të, për udhëtime që ai nuk dëshiron të bëjë.

Sipas Daily Mail, ai shfrytëzon spekulimet se i vetmi udhëtim i presidentit të Kremlinit deri më tani në territorin e pushtuar rishtazi në Mariupol është kryer nga një “i ngjashmi” i tij.

Dallimet vihen re në formën e veshit, por edhe mungesa e herë pas hershme e një nishani të vogël në fytyrën e tij. Ndërkohë që po ashtu besohet gjerësisht se Putini ka bërë një operacion plastik.

Dritan Hoti, pedagog i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha në një intervistë për Euronews Albania se nisur nga karriera e mëparshëm e Putin si oficer i KGB dhe paranoja për shkak të luftës, kjo mund të jetë e mundshme.

Por deri tani është e paprovuar si për Putin ashtu edhe për personalitete të tjera të rëndësishme për të cilat është përfolur se kanë përdorur sozi.

“Një aludim të tillë ka pasur edhe për Zelenskin që flitet se përdor një sozi, ka pasur interpretime nga një gazetë indiane edhe për Melanie Trump. Nuk janë provuar kurrë. Si ish-oficer i KGB ai i druhet kurtheve, një njëri i tillë mund të përdorë një sozi në udhëtime që mund të bartin rrezik ndaj tij. Nuk përjashtohet mundësia, paranojat parapërgatitëse përballë një kurthi, Putin i ka të zhvilluara”, tha eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teoria e çuditshme merr vrull në Rusi

Vladimir Putin po përdor ‘klon’ (VIDEO)