MENU
klinika

Teoria e çuditshme merr vrull në Rusi

Vladimir Putin po përdor ‘klon’ (VIDEO)

23.03.2023 - 18:46

Një video po bëhet virale në mediat sociale ruse ku pretendohet se Vladimir Putin po mashtron njerëzit e tij duke përdorur një person shumë të ngjashëm me të, për udhëtime që ai nuk dëshiron të bëjë.

Sipas Dailymail, ai shfrytëzon spekulimet se i vetmi udhëtim i presidentit të Kremlinit deri më tani në territorin e pushtuar rishtazi në Mariupol është kryer nga një “i ngjashmi” i tij.

Është e paqartë se kush e përpunoi videon, por duket se synon se do të arrijë që rusët të shohin me dyshim presidentin e tyre. Dallimet vihen re në formën e veshit, por edhe mungesa e herëpasheshme e një nishani të vogël në fytyrën e tij.

Ndërkohë që po ashtu besohet gjerësisht se Putini ka bërë një operacion plastik.