Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë pasi ka dhuruar gjak në qendrën e Transfuzionit të Gjakut.
Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe kandidaturën e Belind Këlliçi në Tiranë. Ai tha se me fitoren e Këlliçit do të fitojnë bizneset, familjet në nevojë dhe të gjithë të rinjtë.
“Me fitoren e Këlliçit fitojmë të gjithë. Fitojnë të gjithë qytetarët në nevojë dhe ata që kanë probleme me aftësi të kufiziuar. Nga plani i tij për ulljen e taksave do përfitojnë të gjithë supermarrësit.
Ne na intereson të fitojnë të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të rinjtë, në mnyrë që në mos të na ikin nga vendi pjesa më e aktive dhe energjike e këtij vendi. Belindin ne e thërrasim Belo ngaqë është i ri dhe të rinjtë e shohin si shpresën e tyre dhe kandidaturë gjithëpërfshirëse,” tha Meta ndër të tjera.