MENU
klinika

Studimi i ri

Si djersa e njerëzve të tjerë mund të pakësojë simptomat e ankthit

29.03.2023 - 12:14

Njerëzit me ankth social mund të përfitojnë nga terapia e ekspozimit ndaj aromave të djersës së të tjerëve, sipas një studimi. Kjo praktikë mund të përdoret në trajtimin e shëndetit mendor, ku njerëzit shqetësohen tepër për pjesëmarrjen në situata sociale.

Studiuesja kryesore Elisa Vigna, e cila punon në Karolinska Institute në Stokholm, Suedi, shpjegoi se gjendja shpirtërore e një individi shkaktonte prodhimin e molekulave (ose kimio-sinjaleve) në djersë që komunikonin një gjendje emocionale dhe prodhonin përgjigjet përkatëse te njerëzit e tjerë.

“Rezultatet e studimit tonë paraprak tregojnë se kombinimi i këtyre kimio-sinjaleve me mindfulness therapy duket se prodhon rezultate më të mira në trajtimin e ankthit social,” tha ajo.

Mindfulness therapy është një lloj terapie që përqendrohet në të mësuarit se si të jesh më i vetëdijshëm për mendimet, ndjenjat, emocionet dhe situatat për të pakësuar reagimet automatike.

Studimi – i cili po prezantohet këtë javë në Kongresin Europian të Psikiatrisë në Paris – përfshinte mbledhjen e djersës nga vullnetarët dhe më pas ekspozimin e pacientëve që trajtoheshin për ankth social ndaj kimio-sinjaleve të nxjerra nga ato mostra.

Studimi zbuloi se gratë që u ekspozuan ndaj aromave iu përgjigjën më mirë terapisë.

“Pra, mund të ketë diçka në lidhje me kimio-sinjalet njerëzore në djersë në përgjithësi që ndikon në përgjigjen ndaj trajtimit. Mund të jetë që thjesht ekspozimi ndaj pranisë së dikujt tjetër ka këtë efekt, por ne duhet ta konfirmojmë,” tha Vigna.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si mund të parandalohen?

Çfarë i shkakton aknet në trup?

Ekzema një sëmundje që nuk shërohet...

Ja si të minimizoni irritimin e lëkurës


Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj