30.03.2023 - 10:10
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar “nofkën” që ka vendosur të përdorë për fushatën e tij elektorale. I pyetur në emisionin “Now” nëse kishte kopjuar kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, i cili thirret “Lali”, Këlliçi e mohoi.
“Është emri i shkurtër që mua çdo njëri me njeh. Të gjithë që më njohin e dinë që mua më thërrasin ashtu që nga fëmijët 6-7 vjeç. Se kam pasur edhe fëmijëri e adoleshencë, nuk kam lindur deputet. Jam ky që jam, atë Belo e ka menduar stafi im. Kam fytyrën time. Atë Lali Eri e ka shpikur vetë ai. Nuk i ka thërritur ndonjë ashtu,”-tha Belind Këlliçi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Zgjedhjet e 14 majit
Belind Këlliçi: Dashamir Shehi do të jetë krah meje në betejën për Tiranën
"Sa të mbaroj atë histori do bëjmë një festë të madhe"
Erion Veliaj ironizon opozitën, e konsideron “betejë të vogël” 14 Majin
Zgjedhjet e 14 majit
Arlind Qorri shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës
“Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj”