MENU
klinika

Zbatimi i marrëveshjes

Kurti konfirmon takimin e radhës me Vuçiç: Do flasim në prill

30.03.2023 - 12:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të mbahet pas takimit që priten të kenë kryenegociatorët e të dyja vendeve gjatë javës së ardhshme në Bruksel. Kurti mbrëmë ka konfirmuar se fillimisht do të mbahet një takim mes kryenegociatorësh, e pastaj ai i nivelit të lartë.

“Ne do të takohemi në prill, fillimisht kryenegociatorët do të takohen e më pas niveli i lartë. Aty do të flasim për zbatimin e marrëveshjes”, tha Kurti gjatë intervistës në Debat Plus.

Kurti ka thënë se takimi i javës së ardhshme në nivel kryenegociatorësh ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes tashmë të dakorduar. Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për të martën, 4 prill.