MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse nuk duhet t’i mbaj vezët në derën e frigoriferit?

30.03.2023 - 12:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse nuk duhet t’i mbaj vezët në derën e frigoriferit?

Mjeku:  Dera e frigoriferit nuk është e duhura për të vendosur vezët nuk është vendi i duhur, për shkak se dera hapet shumë shpesh. Për shkak të kësaj, ato ekspozohen rregullisht ndaj ndryshimeve të temperaturës. Sipas ekspertëve, kjo mund të çojë në prishjen e tyre shumë shpejt.

Mënyra më e mirë për t’i ruajtur është t’i lini në kutinë e tyre origjinale në brendësi të frigoriferit. Ato do të qëndrojnë të freskëta për një periudhë të gjatë kohore. Temperatura e ulët në brendësi të frigoriferi do të parandalojë gjithashtu rritjen e baktereve. Temperatura ideale për vezët është 4 gradë Celsius.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN