MENU
klinika

Aksidenti me 57 viktima

Tragjedia e trenave në Greqi, arrestohet një tjetër punonjës

31.03.2023 - 11:00

Një inspektor hekurudhor grek është hetuar dhe arrestuar përkohësisht në lidhje me aksidentin e trenit të ndodhur një muaj më parë dhe që shkaktoi  57 viktima.

Punonjësi i cili ka qenë në detyrë në momentin e përplasjes akuzohet për “prishje të sigurisë në qarkullim”. Ky është punonjësi i dytë i hekurudhave që arrestohet, pasi menaxheri i stacionit u hetua një javë pas aksidentit që tronditi vendin.

Tragjedia e 28 shkurtit nxori në pah dështimet e sigurisë në hekurudhat greke dhe ka ushtruar presion të madh mbi qeverinë përpara zgjedhjeve kombëtare.

Fatkeqësia hekurudhore ndodhi pak para mesnatës kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë në një tren mallrash në Greqinë qendrore pasi të dy u lanë gabimisht në të njëjtën binar.

Një drejtues stacioni dhe tre zyrtarë të tjerë hekurudhorë janë akuzuar, por zemërimi i publikut është fokusuar në keqmenaxhimin e gjatë të rrjetit dhe vendi është tronditur nga një seri protestash masive ndonjëherë të dhunshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Garantoj se do zbulojmë shkaqet e tragjedisë"

Mitsotakis mbërrin në Larisa ku ndodhi përplasja e 2 trenave

"Greqia ka sistemin më vdekjeprurës në Europë!"

NYT shkruan për tragjedinë me trenat: Vonesa të pajustifikuara!

Ministria e Jashtme: Nuk ka informacion...

Tragjedia në Greqi/ A ka shqiptarë mes viktimave?


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi