MENU
klinika

Janë ndarë apo jo?

Çfarë po ndodh me martesën e Britney Spears me Sam Asghari-n?

02.04.2023 - 10:56

Britney Spears dhe Sam Asghari kanë ende një raport të fortë, pavarësisht se së fundmi janë parë pa unazat e tyre të martesës.

Përfaqësuesi i aktorit, Brandon Cohen, konfirmoi për mediat e huaja se klienti i tij nuk ka probleme martesore me yllin e popit. Publicisti i BAC Talent shtoi se Asghari, thjesht hoqi unazën sepse po xhironte një film.

Fituesja e “Grammy dhe” bashkëshorti i saj ngjallën dyshime për një krisje në martesën e tyre kur të dy u panë pa unazat simbolike.

Spears u pa duke mbërritur në aeroportin e Los Angeles disa ditë më parë në fotot e siguruara nga DailyMail pa unazën e saj përpara një udhëtimi në Meksikë me shokun dhe menaxherin e saj, Cade Hudson.

Burimet thanë gjithashtu se Asghari nuk i është bashkuar pushimeve sepse është i zënë me punë.

Spears dhe Asghari u martuan në shtëpinë e këngëtarit “Toxic” në Kaliforni në qershor 2022. Që atëherë, çiftit i është dashur të mbyllin keqkuptimet e shumta rreth martesës së tyre.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë