Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca nuk janë angazhuar të flasin për Ballkanin Perëndimor e Kosovën, në debatin e së hënës të Këshillit të Ministrave të BE-së.
Ata që kanë folur, kanë shprehur shqetësimin e tyre për planet e Prishtinës për të votuar të premten, shndërrimin e FSK-së në Ushtri, duke përmendur mundësinë për tensione të reja.
Kur është folur për Kosovën, pashmangshëm është përmendur liberalizimi i vizave. Burimet nga kryeqyteti evropian i kanë thënë se shtete si Kroacia, Lituania e madje edhe shteti mosnjohës, Greqia, kanë folur në favor të vendimit pozitiv për vizat.
Spanja, në diskutim, ka kërkuar zgjidhje për faktin që ajo nuk i njeh pasaportat e Kosovës, nëse dhe kur të ndodhë liberalizimi.
Por, kundërshtari kryesor dhe më i fuqishëm për liberalizimin, ka dalë Holanda, duke kërkuar më shumë kohë e punë deri në marrjen e vendimit. /Konica.al/