Situatë e pazakontë ditën e sotme në “Rrugën e Kombit”.
Menjëherë pas festës së Kurban Bajramit, mijëra udhëtarë kanë kaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës duke iu drejtuar bregdetit.
Për shkak të fluksit të madh që është krijuar tek Ura e Kukësit një vend ky i ngushtë për ndërrimin e automjeteve ka sjell edhe bllokimin e tyre.
Si pasojë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.
Radhët e gjata kilometrike kanë vazhduar prej 2 orësh deri tek ura.
Mësohet se prej orës 4:30 të mëngjesit të sotëm deri në 08:00 në Pikën Kufitare në Morinë kanë hyre 33.040 shtetas .
Po ashtu kanë kaluar edhe 156 autobusë dhe 6700 mjete të vogla.
Radha e gjatë ka bërë që pushuesit të presin shumë deri në zhbllokimin e situatës.
Në këtë situatë, Policia Rrugore ka monitoruar gjatë gjithë kohës trafikun.