Ekonomisti Selim Blliku ka bërë një shpjegim lidhur me tregun e këmbimit valutor, nisur nga ndryshimi drastik i ditëve të fundit i monedhave si euro dhe dollari, që kanë arritur vlerat historike minimale.
Pyetje: Pse disa ditë më parë u rrit dhe pas dy tre ditësh kishte ulje të ndjeshme, çfarë po ndodh me tregun e këmbimit valutor?
Selim Blliku: Luhatjet e përditshme të tregut janë me faktorë ose gjeopolitik, faktorë ndërkombëtare jashtë kontrollit që ne mund të kemi por nëse do shohim cfarë ka ndodhur në vendet që përdorin dollarin, ka ndikuar në këtë luhatje.
Si do jenë pasojat dhe ndikimi i luhatjeve i euros në ekonominë tonë?
Selim Blliku: Kur monedha e euros dobësohet dhe leku forcohet, ata që do vuajnë janë bizneset që eksportojnë nga Shqipëria, si fasonët. Përfitojnë ata që importojnë, dhe ne jemi kryesisht vend importues, kryesisht në monedhën euro.
Palë tjetër që humbet janë të gjithë individët apo bizneset që rezervat e tyre ose kursimet i kanë në euro se pa lëvizur asnjë numër në llogari shohin që kursimet janë të zhvlerësuara me 10% afërsisht në vitin e fundit.
Cilat janë pasojat e prurjes informale të parave, i euros konkretisht?
Selim Blliku: Kur kemi euro me tepricë në vendin tonë, nëse cdo gjë tjetër do ishte konstante mund të prisnim dhe rënie cmimesh.
Por inflacioni ka qenë në rritje se nuk është vetëm euro si ndryshore.
Si ndikon bizneset, specifikisht bizneset që kanë fokusin kryesor eksportin, ata vetëm do humbasin.
A do ketë ndryshime në vijim, si do jetë trendi për euron e dollarin?
Selim Blliku: Dollari është duke u sfiduar, pavarësisht se shumë janë optimistë. Sa i përket euros, do ndikohen shumë dhe nga normat e intersit që kanë qenë në rritje e kjo është anomali se kur rritet norma e interesit, supozohet të ketë dhe një forcim të kursit të këmbimit të atij vendi.
Situata po shohim që po dobësohen kur normat e interesit janë duke u rritur dhe kjo është situatë e paprecedente dhe shumë e vështirë që nëse unë apo dikush po bën një parashikim se si do jetë situata, të mund të japë një vlerësim të saktë në këtë moment. Se faktorët ndërkombëtarë janë të paparashikueshëm. / Panorama tv