MENU
klinika

(EMRAT)

Goditet grupi kriminal në Fier, arrestohen dy persona

06.04.2023 - 10:42

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Fier, pasi shisnin drogë të fortë dhe kanabis.

Të arrestuarit janë Klejdi Çela dhe Zhanri Hajdari (Gjini), ndërsa janë shpallur në kërkim Marsel Korreshi dhe Selim Koçi si pjesë e grupit kriminal, ku kishin përshtatur një lokal për aktivitetin e tyre dhe shisnin drogë dhe kanabis. Uniformat blu kanë sekuestruar 120 gram kokainë, 39 gram heroinë, si dhe dhjetëra doza kanabis, 9 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash.

Pas kontrollit të policisë është bllokuar dhe lokali ku ushtrohej veprimtaria kriminale ndërsa autorët janë marrë nën hetim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Njoftimi i policisë:
Fier/Finalizohet pas një hetimi proaktiv disamujor, operacioni policor i koduar “Unik”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike heroinë, kokainë dhe kanabis.

Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një grup kriminal që kishte përshtatur një ambient (lokal), për shitje dhe për përdorim të drogave të forta dhe të kanabisit.

Arrestohen në flagrancë 2 nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet operacionale të DVP Fier, pas një hetimi proaktiv disamujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjës, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një grup kriminal që shiste droga të forta dhe kanabis në një lokal të përshtatur për këtë veprimtari kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionn policor të koduar “Unik”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Zh. H. (Gj.) (i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale), 33 vjeç dhe K. Ç., 27 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpallën në kërkim shtetasit M. K., 33 vjeç (i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale) dhe S. K., 29 vjeç, të dy banues në Lushnjë. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit proaktiv, rezultoi se këta 4 shtetas ushtronin në formën e grupit, veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta dhe kanabisit, në një ambient (lokal) në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, i cili administrohej nga shtetasi i arrestuar K. Ç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, u gjetën 120 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 39 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, si dhe dhjetëra doza të dyshuara lënde narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me 9 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike. Gjithashtu, lokali ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u bllokua nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në lokal, duke blerë lëndë narkotike.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier