Në kuadër të operacioneve policore të koduara “Foremost” dhe “Last deal” janë vënë në pranga 8 persona, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale të cilët shpërndanin kokainë në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.
Në kuadër të operacionit “Last Deal” u arrestuan:
-Goni Muça (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;
-Tani Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;
-Amonali Halili, 24 vjeç dhe Alban Vela, 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.
Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan:
-Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Gonesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.
Goni Muça kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e Goni Muçës në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit Ergi Currit në një lagje në Durrës.
Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare