MENU
klinika

U kritikua për operacionet e saj plastike

Madonna merr vendimin e papritur para se të nisë turneun muzikor

09.04.2023 - 11:23

Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara së të nisë turneun e saj të shumëpritur botëror. Ky vendim i këngëtares vjen pas komenteve të shumta të fansave të cilët nuk i pëlqejnë aspak ndërhyrjet e saj estetike.

64-vjeçarja, u përball me kritika të pafundme pas paraqitjes së saj në “Grammy” në shkurt, ku u shfaq ndryshe nga herët e tjera. Madonna duket se “ndikua” thellësisht nga komentet e bëra nga kritikët dhe tashmë po kërkon të ndryshojë përsëri pamjen e saj.

“Pavarësisht asaj që njerëzit mendojnë, kritikat për ndryshimin drastik në pamjen e saj e prekin atë”, tha një burim për DailyMail.

Burimi tha gjithashtu se këngëtarja e hitit “Like A Prayer” po i nënshtrohet procedurave që do t’i rikthejnë sërish tiparet e saj natyrore.

“Ajo sheh dhe dëgjon se çfarë thonë njerëzit për të dhe për turneun, ajo dëshiron të duket vetvetja për fansat e saj”, shtoi burimi.

Vetëm dy javë pas daljes në “Grammy”, Madonna tregoi se sa “simpatike” duket tashmë që ka hequr një nga ndërhyrjet në fytyrën e saj:

“Shikoni sa e lezetshme jam tani që ënjtja nga operacioni është ulur”, shkroi ajo në Twitter në shkurt , krahas një fotografie të saj duke buzëqeshur.

“Në vend që të fokusohesha në atë që thashë në fjalimin tim, i cili kishte të bënte me falënderimin për artistët si Sam dhe Kim- shumë njerëz zgjodhën të flisnin vetëm për fotot e mia nga afër, të marra me një aparat fotografik me lente të gjata nga një fotograf që do të shtrembëronte fytyrën e kujtdo!!”, shkroi Madonna në Instagram më 7 shkurt.

“Unë kurrë nuk kam kërkuar falje për asnjë nga zgjedhjet që kam bërë, as për mënyrën se si dukem apo vishem dhe nuk do e bëj”, shtoi ajo.

Edhe pse Madonna kurrë nuk i ka konfirmuar apo mohuar publikisht thashethemet që pretendonin se ajo ishte nënshtruar ndaj operacioneve plastike, ajo pranoi në vitin 2012 se “nuk ishte kundër tyre”.

Madonna do të nisë “The Celebration Tour”, i cili përkujton katër dekadat e saj në muzikë, më 15 korrik në Vankuver. Ylli do të luajë 53 shfaqje në të gjithë Amerikën e Veriut përpara se pjesa e turneut të saj në SHBA të përfundojë në janar 2024.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë