“Kjo anije do të na mundësojë të kryejmë operacione ushtarake dhe humanitare në çdo cep të botës,” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në ceremoninë e inagurimit në Stamboll. Aeroplanmbajtësja është një simbol “që do të konsolidojë pozicionin e Turqisë si udhëheqëse rajonale”. Anija është 232 metra e gjatë, 32 metra e gjerë dhe mund të strehojë 1400 vetë.
Modifikim pas sanksioneve të SHBA-së
Fillimisht Turqia dëshironte të përdorte anije avionë luftarakë të tipit F-35B nga SHBA-ja, të cilët mund të ngrihen nga pista më të shkurtra dhe, në parim, edhe nga TCG Anadolu. Por projekti u desh të ndryshohej, sepse SHBA e përjashtoi Turqinë nga programi i saj F-35.
Arsyeja për këtë ishte blerja nga Turqia e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400. Si rezultat TCG Anadolu u desh të modifikohej. Aeroplambajtësja është prodhuar nga një konsorcium turko-spanjoll në një kantier detar të Stambollit.
Përveç helikopterëve Turqia dëshiron të lëshojë nga anija edhe dronë ushtarakë pa pilot Bayraktar TB3 dhe Kizilelma të prodhuar nga kompania turke e armatimit Baykar. Nga aeroplanbajtësja mund të ngrihen edhe avionë të lehtë sulmues Hürjet.
Marrë nga DW