MENU
klinika

Intervistë për “The Sun”

Osmani: Serbia po ndje skenarin ukrainas

11.04.2023 - 12:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia po përdor taktikat ruse për të frikësuar Kosovën. Në një intervistë për “The Sun” ajo ka thënë se një situatë e rrezikshme po krijohet në Ballkan. Sipas saj, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i lidhur me Putinin, duke shtuar se Serbia synon ta marrë territorin e Kosovës, ashtu siç bëri Rusia me Krimenë. Osmani i kërkoi Perëndimit të vazhdojë t’i mbështesë ata, duke paralajmëruar se konflikti në Ballkan do të destabilizojë më tej një Evropë tashmë të brishtë.

“Ky nuk është një problem i largët. Paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë e lidhur me paqen në Londër, në Nju Jork, në Washington, në Paris, në Berlin, sepse historia tregon se mungesa e paqes dhe sigurisë në Evropë është mungesë e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Dhe kjo mungesë paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor do të thotë se është një Evropë e destabilizuar. Forcat paraushtarake serbe dhe organizatat kriminale ndihmojnë në shkaktimin e dhunës në veri të Kosovës, me Rusinë që importon armë dhe uniforma ushtarake. Serbia ka mbështetur hapur këto grupe në veri të Kosovës dhe ka kryer krime, duke përfshirë kryerjen e krimeve kundër serbëve që jetojnë në veri”, tha Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Vuçiç dhe Thaçi ranë dakord për shfuqizimin e..."

Grenell zbulon se si dështoi ‘marrëveshja finale’ Kosovë-Serbi

REL: Më mirë të mos jetë, sesa të marrë notë negative

Prishtina s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE…

“Sekret i errët” fshihet pas vizitës së Xi Jinping

Presidenti kinez ‘po përdor’ Vuçiç për të ‘pushtuar’ Evropën