MENU
klinika

Protesta e studentëve

“Çmendet” PD-ja: Arrestoni studentët!

11.12.2018 - 15:45

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka habitur me kërkesën e tij për të arrestuar organizatorët e protestës së studentëve.

“Në 35 ditë të protestës së banorëve të Unazës së Re, policia ka bërë mbi 100 shoqërime djemsh, vajzash, burrash e grash, për “organizim proteste të paligjshme”, “bllokim rruge” etj.

3 prej tyre janë ende në burg!

Këta “qorrat” dhe “griseldët” e vegjël, që i nxirrni në ekrane si “organizatorët” e protestës kundër qeverisë por jo kundër kryeministrit, kundër Bashkisë por jo kundër kryebashkiakut, keni “harruar” t’i shoqëroni në polici, a t’i arrestoni njësoj si banorët e Unazës, për të njejtin “nen” si banorët e Unazës.

Apo s’ka qenë ashtu pazari”, shkruan ai.

Ndërsa sulmon një nga studentët e lëvizjes “Për Universitetin”, ai i cilëson protestuesit shurranjosës.

“Ja ky qenka një nga ata shurranjosët që predikojnë “jo politikës” por “po sovjetizmës”!!

Për këtë shkak qelbësirat e pushtetit “8 dhjetorin” e dytë duan ta abortojnë e ta kthjenë në “8 nëntor” !!!!

Ky rurali-kozmoplit me emër xhaje “veteran”, përze nga protesta e studentëve TË PAMUNDURIT, TË PAFUQISHMIT, të cilët qënkëshin “politizuar” duke sharë kryeministrin… kurse protesta e studentëve, thotë, duhet të jetë kundër qeverisë, por jo kundër kryeministrit”, shkruan Strazimiri.