MENU
klinika

Ja cila prej tyre ka kushtuar më shumë

Georgina na prezanton koleksionin e saj të çantave

13.04.2023 - 09:45

Georgina së fundmi ka treguar koleksionin e çantave dhe duhet pranuar se na lanë me gojë hapur.

“Unë e dua Louis Vuitton, e dua Inditex, e dua Nike, e dua Decathlon! I dua të gjitha markat. Unë kam 150 çanta”-ka komentuar ajo.

Më e shtrenjta kushton 29 mijë euro.

Ndër pjesët më të kërkuara në koleksionin e saj është modeli Birkin nga Hermes në të kuqe.

Ajo vlen 29.000 euro dhe është prej lëkure krokodili. Vlen të theksohet se ky model nuk është më në shitje, gjë që ka shënuar rritje të vlerës ndër vite.

Pranë modelit Birkin, është Kelly gjithashtu në lëkurë krokodili dhe me një çmim rreth 16.000 euro, më pas vjen një çantë mini Prada në të bardhë 2400 euro.

Është e qartë se marrëdhënia e Georgina me çantat është diçka për të privilegjuarit dhe vlen të përmendet se modelja zotëron edhe çantën më të shtrenjtë në botë: Diamond Himalaya luksoze nga Hermes.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN