Një epërsi e vogël e Kemal Kilindaroglu vërehet ndaj presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan.
Kështu parashikon një sondazh në Turqi.
Kreu i opozitës do sigurojë një përqindje prej 42.6%, kundrejt 41.1% të presidentit turk. Megjithatë, epërsia në përqindje e Kilindaroglu-t nuk i garanton atij Presidencën, duke rritur mundësitë për një raund të dytë zgjedhjesh më 28 maj.
Një nga faktorët më kritikë është qëndrimi që do të mbajë Muharem Inje në zgjedhjet e dyta i cili mbledh një përqindje prej 5%, por raportohet se ndaj tij po ushtrohet presion nga Erdogan për të mos marrë pjes në garë.
Ince vjen nga partitë zyrtare opozitare, por përpjekjet e Kemal Kilindaroglu për ta futurnë Aleancën Kombëtare (madje edhe duke premtuar post ministror) ranë në vesh të shurdhër.
Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përfshiu një parti të vogël socialdemokrate në aleancën e tij elektorale dje, si një lëvizje e fundit për të forcuar koalicionin që e mbështet atë për zgjedhjet e 14 majit.
Partia e Majtë Demokratike (DSP), dikur një forcë e madhe politike dhe e themeluar nga katër herë kryeministër Bulent Ecevit, pothuajse u zhduk në garën zgjedhore pas krizës financiare të vitit 2001.
Oder Aksakal, kryetar i DSP, shprehu mbështetjen e tij ndaj presidentit turk, pas takimit të djeshëm mes drejtuesve të dy partive.