MENU
klinika

Vetëm një "Tiktok"...

Pse njerëzit thonë se Bora ‘kopjoi’ Beatrix Ramosajn?

15.04.2023 - 08:10

Në një video në TikTok nga Bora Zemani, pjesa më e madhe e komenteve janë për Beatrix Ramosajn.

“Frymëzuar nga Trixa”, shkruan dikush.

Një tjetër thotë:

“Pse gjithmonë bën gjëra me tendencë, bën çfarë bën Trixa që njerëzit t’ju krahasojnë? Nuk je fëmijë, rritu ose shko në terapi.”

Komentues të tjerë vazhdojnë me komente të ngjashme: “Të paktën mos trego kaq hapur që rri tek profili i ish-it të të dashurit”, “Je fansja e saj më e madhe”, “Nuk do jesh kurrë ajo” etj.

Edhe në search-in e vendosur në video, shkruhet: Beatrix!

Pse njerëzit thonë se Bora ‘kopjoi’ Beatrix Ramosajn?

Komentet e ashpra dhe aspak të nevojshme duket se i referohen faktit se pak më parë, edhe Beatrix kishte hedhur një video “GRWM” (Get Ready With Me), ku shfaqej, ashtu si Bora dhe miliona vajza të tjera, duke bërë grimin.

Ne nuk duam t’i dalim në mbrojtje askujt, por trendi i “GRWM” ekziston prej kohësh tashmë në TikTok dhe nuk u shpik as nga Beatrix dhe as nga Bora.

Dëshira për t’i vënë vajzat kundër njëra-tjetrës mund të jetë e madhe, por ky rast duket vërtet si “shumë zhurmë për asgjë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Në lojën me dy vajza, djali do të dalë..."

Bora sapo i dha një tjetër mesazh Donaldit

“Të isha që në fillim, do ju thoja mos”

Big Mama kundër romancës Trixa-Donald


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë