MENU
klinika

Ulja e lindjeve

Faktorët që ndikojnë në pakësimin e popullsisë

17.04.2023 - 12:35

Çiftet e reja po zgjedhin që ta shtyjnë sa më shumë kohën për të sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa ata që e kanë ndërmarrë një hap të tillë, në përgjithësi nuk e shtojnë më shumë familjen, por vendosin të bëjnë vetëm një fëmijë.

Faktorët që kanë ndikuar në vitet e fundit në uljen e numrit të lindjeve në vendin tonë, kanë të bëjnë me rritjen e moshës për tu celebruar dhe përkushtimi ndaj karrierës.

“Të gjitha këto, shto edhe faktin që një pjesë e konsiderueshme e të rinjve provojnë veten e tyre jashtë vendit, largohen dhe një pjese e tyre qëndrojnë atje dhe nuk kthehen, kjo bën që të pakësohet në mënyrë të ndjeshme popullsia jonë“- shprehet sociologu Edmond Dragot.

Pakësimi i popullsisë ka ndikim negativ në aspektin ekonomik, social e kulturor të vendit.

“Plakja e mendimit të shoqërisë sjell në mungesën e vizionit të një shoqërie, sjell mungesën e vitalitetit, pakësimin e fuqisë punëtore të gatshme për të zhvilluar një vend të caktuar. Ulja e ritmit të zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor, të gjithanshëm në një vend të caktuar siç është Shqipëria që është një vend i vogël e bën atë që të pakësojë ritmet e zhvillimit që do të thotë që të mbetemi mbrapa më tepër seç jemi aktualisht“- shton sociologu.

Duke pasur pasoja të tilla,që për sociologët janë jo vetëm të së tashmes por dhe të së ardhmes, duhet që të ketë një reagim nga shoqëria.

“Shoqëria shqiptare duhet të reagojë jo vetëm në nivelin e një qeverie apo të një shteti, por dhe niveli i shoqërisë në përgjithësi. secili psikologjikisht duhet të ndihet i motivuar që të ketë më shumë fëmijë, të bëjë sa më shumë, të kontribuojë në trashëgiminë e vet individuale, e cila në thelb është përjetësimi i vetes. dhe i suksesshëm në shoqëri është ai që trashëgon veten sa më shumë. këtë e thotë jo vetëm Darvin por këtë e kuptojmë dhe ndjejmë të gjithë, aq më tepër ne që jemi një popullsi e vogël“.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!