MENU
klinika

"Diaspora të riintegrohet në atdhe"

Pse largohen shqiptarët? Artan Fuga analizon shkaqet dhe tregon ‘recetën’

30.01.2023 - 10:52

Akademiku i njohur Artan Fuga, mbi bazën e studimeve, shpjegoi dhe shkaqet e fenomenit masiv të emigrimit në vendin tonë kohët e fundit.

Sipas Fugës, ikja e qytetarëve për të kërkuar një jetë më të mirë diku tjetër ka nisur prej vitesh dhe aktualisht është një prej valëve të këtij fenomeni të lindur prej kohësh, të cilin nuk e ndalojmë dot.

Akademiku vuri theksin tek domosdoshmëria për të krijuar politika afatgjata për të riintegruar në Shqipëri diasporën përmes kontributit të tyre si dhe politika për rritjen e lindshmërisë që do të ripopullonte vendin.

Artan Fuga: Kjo masë kritike që ka emigruar është një gropë thithëse se dikujt i iku burri, gruaja, dikujt vëllai i afërmi, kjo masë që ikën në fillim pas 10- 20 vitesh tërheq si gropë thithëse kushëririn burrin e familjen.

Emigracioni ka këtë lëvizje sipas studimeve që kam bërë unë. Në fillim ikin meshkujt më pas zgjerohet. Ne jetojmë në këtë ciklin e dytë ku vala e parë ka prodhuar valën e dytë e të tretë.

Tjetër shkak është modeli i ekonomisë shqiptare. Faktori i tretë kemi kufij të hapur, liberalizëm doganor ekstrem që pjesa dërrmuese e mallrave na vijnë nga jashtë, Ballkani apo Evropa dhe eksportet tona janë shumë pak. Ekonomia shqiptare rrënohet nuk kanë mundësi ku të punojnë dhe ikin njerëzit. Ne eksportojmë njerëz dhe importojmë mallra, ndryshe shoqëria jonë mbaron.

Pyetja është këtu cfarë duhet të bëjmë?

Zgjidhja nuk është as me një mandat as me debate shterpë elektorale, është cështje afatgjatë që kërkon një zgjidhje 30- 40-50 vjecare.

Si individ s’mund të bësh asgjë, ka studime urbanisitike që janë të aplikuara në gjithë botën.
Qyteti i madh është i tillë që e ha njeriun, antropofal, do të thotë në gjithë qytetet me dendësi të madhe popullsie uljet e lindjeve përbëjnë një ligjësi të hekurt.

Kemi dhe rëniën demografike në lindje e ky është problem shumë i rëndësishëm.

Një njeri që kërkon të largohet me këto kushte që ne kemi s’mund ta pengojmë dot.

A ka elemente pozitive largimi?
Elementet pozitive, emancipim, kulturë perëndimore, kemi zgjerim të hapësirave, të kombit shqiptar nëpër botë, janë remitancat paratë që kanë sjellë. Shqiptarët kanë zgjidhur boll probleme të mbijetesës, shëndetësore falë emigrimit, janë forcë e madhe potenciale nuk duhen konsideruar sikur nuk janë shqiptarë që kanë ikur, por duhen bërë politika afrimi, riintegrimi kanë mundësi të kontribuojnë për Shqipërinë në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ulja e lindjeve për familje, na dëmton shumë, kërkohen politika për rritjen e lindshmërisë për popullimin dhe ripopullimin e teritorit, politika për të riintegruar diasporën shqiptare kudo që janë. Kërkohen reforma të mëdha, nuk mund të qajmë gjithë kohën pse ikin shqiptarët. Nuk është ky problemi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emigracioni dhe lindjet e pakta

Si po “tretet” popullsia e Shqipërisë

Konspiracion grek për të dyndur emigrantët këtu?

“Shqipëria po boshatiset, por atje iu japin punë”