MENU
klinika

Zgjedhjet e 14 majit

Bejko kërkon ballafaqim me Këlliçin, Veliajn, Ramën dhe Berishën: Jam gati për debat televiziv

17.04.2023 - 17:28

Roland Bejko, kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt, kërkoi të ballafaqohet me kundërshtarët e tij politikë konkurrentë për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin dhe Erion Veliajn, duke i ftuar ata në një përballje televizive.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Bejko kërkoi debat televiziv edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Kandidati i PD-së së Alibeajt deklaroi se do pranonte të shkonte edhe në “podcast”-et e tyre, për t’ju përplasur në fytyrë të vërtetat pa asnjë kompleks.

“Do shkoj, nuk kam kompleks. Unë përballem me çdo gjë. Jam shumë i qetë, jam gati të shkoj në ballafaqim me cilindo prej shefave që po sundojnë. I ftoj në debat televiziv. Për mua nuk ka asnjë problem”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alibeaj ia kalon vendimin degëve të Partisë Demokratike

Zgjedhjet e 14 Majit, kryesia vendos për daljen me kandidatë në 61 bashki

Në Durrës, Elbasan e Shkodër pa përfaqësim

PD nxjerr kandidatët në 16 bashki

Emrat për këshillat bashkiakë në 16 bashki

PD zyrtare për 14 majin/ Alibeaj çon në KQZ listat