MENU
klinika

Komentet mbi peshën

Bebe Rexha: Po punoj me veten, por më pëlqen të ha!

18.04.2023 - 10:51

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, me kalimin e viteve është komentuar edhe për peshën e saj.

E vetëdijshme për ndryshimet që ka pësuar, këngëtarja ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”, ku ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau me ndjekësit në Twitter.

“Ti shohësh është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa marrë parasysh çfarë”, Rexha në Twitter.

Ndërkohë një nga komentet që i ishte bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar: “E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë”.

Më tej, ajo publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante: “Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Më pëlqen të hA”.


Në lidhje me muzikën, Bebe Rexha ka paralajmëruar se me datë 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, të tretin në karrierën e saj, me titull “Bebe”.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë