MENU
klinika

“Kam mbështetjen e tij”

Kandidati i PS për Vlorën tregon detaje nga takimi me Dritan Lelin

19.04.2023 - 18:04

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha deklaori se kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Dritan Leli i ka ofruar mbështetjen e tij.

Në një intervistë për ABC News, Dredha u shpreh se ka pasur një takim informal me Lelin, ky i fundit i ka dhënë edhe sugjerimet e tij për anagzhimin në fushatën elektorale.

Ndër të tjera, Dredha nënvizoi se Leli ka bërë punë të mira për qytetin e Vlorës.

“Takim informal. Jemi miq, njihemi prej kohësh. Më ka uruar suksese, po ashtu më ka dhënë ndihmën e tij, sugjerimet e veta sa i përket angazhimit tim në Bashkinë e Vlorës, në periudhën që vjen. Mund ta them që po, është mbështetje morale, shoqërore. Kemi një marrëdhënie shoqërore bashkë, aq më tepër që kam një lidhje të fortë dhe të vjetër, si familjare ashtu edhe në raport profesional. Im vëlla është mjek, zoti Leli është mjek, janë pak a shumë i njëjti brez, besoj se kjo është e mjaftueshme për të pasur një shoqëri korrekte bashkë. Sa i përket punës së paraardhësve të mi, unë gjithmonë mund të them vetëm fjalë të mira. Patjetër që nuk është një punë e lehtë, edhe ai ka dhënë kontributin e vet në këtë drejtim”, theksoi ai.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier