MENU
klinika

Tubimi i paligjshëm

Korçë/ Fermerët bllokojnë rrugën, procedohen organizatorët

12.12.2018 - 10:11

Policia e Korçës ka proceduar penalisht organizatorët e protestës. Hetimi ka nisur ndaj përgjegjësve, të cilat bllokuan dje pasdite aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas Policisë, tubimi i djeshëm i studentëve ka qenë i paligjshëm dhe jashtë normave ligjore.
Një nga burimet tha se tubimi ka qenë i paligjshëm pasi organizatorët nuk kishin marrë leje pranë organeve të policisë lokale.

Për më shumë se një orë, fermerë por edhe militantë e anëtarë të PD e LSI kanë bllokuar aksin nacional duke shkaktuar pengimin e qarkullimit normal të mjeteve.

Zyra e Shtypit thotë gjithashtu se deri në këto momente nuk ka asnjë të shoqëruar në polici.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN