Kreu i PL, Ilir Meta ka ndarë në ‘Facebook’ pamjet nga turi i tij elektoral në jugun e Shqipërisë, ku sot do të ndalet në Delvinë.
Meta shkruan se nga Selenica në Konispol punohet më përkushtim dhe entuziazëm për ndryshim dhe se ‘Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave që do të sjellë 14 Maji!’.
Sakaq shton se kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ do të punojnë me integritet dhe programe konkrete për t’i sjellë ndryshim qytetarëve.
Postimi i plotë:
Nga Selenica në Konispol punohet me përkushtim dhe entuziazëm për Ndryshimin dhe Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave që do të sjellë 14 Maji!
Kandidatët e “Bashkë Fitojmë” kudo mbizotërojnë me integritetin dhe programet e tyre konkrete, që sjellin zgjidhje dhe shërbime për qytetarët.
Bashkë Fitojmë!🇦🇱
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Saranda #Konispol #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim