MENU
klinika

Vendimi

‘Prerje kokash’/ Rama shkarkon anëtarët e Qeverisë në Bordet e Universiteteve

12.12.2018 - 12:32

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot anëtarët e Qeverisë nga Bordi i Administrimit, të Universiteteve Publike.

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se vendimi është marrë ditën e sotme.

Rama ka reaguar disa herë sot për dialog me studentët në plotesim të kërkesave të tyre, duke thënë se 8 pikat janë vetëm fillimi.

rama per studentet
rama per studentet

Do të shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në Bordin e Administrimit. Por unë nuk bëj asnjë lëvizje, po nuk erdhët këtu dhe po nuk folëm bashkë. Ji të rrini e të këndoni këngët e Monikës e të Lulit në Bulevard. Ju më sillni një emër të një studenti, që doni ju dhe do ta vendosim direkt, por jo të rrini aty”, ishte kjo deklarata e Ramës gjatë video konferencës live në Facebook, të  hënën.

Prej më shumë se një jave studentët në të gjithë Shqipërinë protestojnë që të plotësohen 8 kërkesat e tyre që i kanë dërguar Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë përgjysmim tarifash, kushte më të mira në konvikte, kartat e studentit, vetting të pedagogëve, rishikim të teksteve mësimore dhe verifikim të plagjiaturave.