Romancat me djem të njohur të showbiz-it të huaj e kanë vendosur muajt e fundit Emily Ratajkowski-n në qendër të vëmendjes. Disa javë më parë ajo u ka mat duke duke shkëmbyer një puthje pasionate me Harry Styles në rrugët e Tokios.
Së fundmi modelja e njohur ka folur për herë të parë për puthjen e famshme në kopertinën e “Spanish Vogue”, ku ka treguar si e priti faktin që u bë kaq virale.
“S’e prisja që të ndodhte. Tani e kuptoj se ka një arsye pse ca persona të famshëm në Los Angeles punësojnë truproja, nuk shkojnë në restorante publike…Ideja që të heq dorë nga liria ime për hir të sigurisë është diçka që unë ende s’e kam menduar”, tha EmRata, teksa shtoi se mendon që është shumë e çuditshme që përjeton disa eksperienca dhe pastaj i merr vesh e gjithë bota dhe i komenton pafund.
Harry Styles me të cilin u puth EmRata është ish-i i shoqes së saj Olivia Wilde. Në lidhje me këtë çështje, modelja tha se i vjen vërtetë keq për të: “Më vjen keq për të (Olivia-n) sepse iu desh ta vuante situatën në disa raste”.
Kujtojmë që Harry Styles dhe Olivia Wilde u ndanë në nëntor të 2022 pas gati dy viteve lidhje.