MENU
klinika

"Gjuhë e stilit nazist dhe atij rus"

E quajti Kurtin “Gauleiter”, shpërthejnë kritikat kundër Vuçiç

25.04.2023 - 12:16

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është shfaqur me fjalor ofendues karshi liderëve të Kosovës, së fundmi e pati quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “Gauleiter”, për çka është vlerësuar se ka përdorur fjali të stilit rus.

“Ata mendojnë se me dhunë mund t’i bëjnë serbët ta duan Kosovën e pavarur. Askush nuk do të shkojë në kontejnerin e policisë dhe të votojë ‘Gauleiterin pushtues’ Albin Kurti”, ka thënë Vuçiç në prag të zgjedhjeve lokale të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës, shkruan Geopost.

Gauleiter ishte kreu i degës rajonale së Partisë Naziste ose udhëheqësi i një “gau” apo një territori në Gjermaninë naziste.

Sipas gazetarit Albert Spahiu, kjo gjuhë e Vuçiçit është e stilit rus, duke kujtuar se një gjë të tillë e kishte përdorur edhe presidenti rus Vladimir Putin kundrejt Zalenskit në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

“Kërcënimi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur ‘Gauleiter’ është sipas stilit rus – kështu filloi ta quante Vladimir Putin me mënyrën e tij naziste edhe Volodymyr Zelenskyyn para se të fillonte agresioni ushtarak në Ukrainë”, ka shkruar Spahiu në Twitter.

Po ashtu, Vuçiç me anë të një dalje publike kishte fajësuar Perëndimin, duke thënë se po bëjnë cirk.

“Sa i përket Jabllanoviçit dhe vendimit të tyre, është zgjuar. Jo më shumë se 100 prej tyre do të dalin nesër. Ata po bëjmë cirk dhe mendojnë se mund t’i bëjnë serbët ta duan Kosovën e pavarur me dhunë, duke paguar disa media dhe organizata jo-qeveritare. Por nuk do të, ata i bashkuan serbët me mendje të njëjtë”, ka thënë Vuçiç.

Radikalët serbë e përdornin disi më shpesh kur kanë të bëjnë me kundërshtarët e tyre politik. Ish-lideri i radikalëve Vojislav Sheshelj e kishte quajtur Vuk Drashkoviqin një “Gauleiter”.

Edhe deputetja radikale Elena Bozhiq Talian, në një fjalim të 2008-së drejtuar ambasadorit të atëhershëm të SHBA-së në Serbi kishte thënë se “Gaulleiter Manter është ulur në mes të Beogradit dhe mburret se si po ushtron presion mbi vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë [e Kosovës], sa më shpejtë të jetë e mundur”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti: Së shpejti dialogu Prishtinë-Beograd

“Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës”

"Nuk do të luajë kurrë kundër meje"

“Do mposhtet keq”, Vuçiç ‘provokon’ Albin Kurtin


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë