ersoni që dyshohet se qëndron pas vrasjes së biznesmenit dhe eksponentit politik, Ardian Nikulaj, është nga Shkodra. Dyshimet kanë lindur pas kqyrjes së itineratit që ka përshkuar personi në fjalë që mendohet të jetë mes 30 dhe 40 vjeç. Autori dyshohet gjithashtu të ketë pasur akses dhe në kamerat e sigurisë së hotelit të viktimës, ‘Coral’. Në këtë mënyrë ai ka arritur që ta mbajë nën vëzhgim 51-vjeçari dhe ka ditur fiks momentin kur ai ishte vetëm brenda në lokal.
Por, për të dalë në përfundime më të sakta, po ekzaminohet serveri si dhe qelizat telefonike të përsonave për të cilët ka dyshime të kenë lidhje me ngjarjen. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.
Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor.