MENU
klinika

Rrumbullaku: Dyshohet se autorët u larguan jashtë vendit

Si u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj

26.04.2023 - 18:25

Biznesmeni Ardian Nikulaj i cili u vra me armë zjarri javën e kaluar në lokalin e tij në Shëngjin, është ekzekutuar për motive gjakmarrje.

Kështu ka deklaruar ditën e sotme kryepolici Muhamet Rrumbullaku gjatë konferencës me gazetarët. Ai tha se ka dyshime se pas krimit ata janë larguar jashtë vendit.

“Vrasje me paramendim për motive gjakmarrje. Autorët kanë dalë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë. Është një organizim kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Janë shtetas të huaj të cilët vijnë në territorin e republikës së Shqipërisë”, deklaroi ai.

Rrumbullaku zbuloi se janë lëshuar 6 urdhër arreste në lidhje me këtë ngjarje, konkretisht për autorin e dyshuar nga Portugalia, katër bashkëpunëtorë nga Britania e Madhe një tjetër me shtetësi shqiptare dhe britanike.