MENU
klinika

The Sun: Po kërkohen britanikë!

Zbardhja e vrasjes së Nikulajt/ Mediat britanike jehonë lajmit

27.04.2023 - 10:37

rasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka bërë bujë edhe në mediat britanike. “TheSun” ka shkruar për zbardhjen e vrasjes së ndodhur një javë më parë, duke përmendur se të dyshuarit kryesore janë shtetas britanikë. Pa i përmendur emrat, edhe pse janë bërë me dije nga Policia shqiptare, “TheSun” shkruan se autoritetet lokale thuhet se janë duke u koordinuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Policinë Mjedisore pas atentatit, për kapjen e britanikëve.

ZBARDHJA e vrasjes së Ardian Nikulajt/ Mediat britanike jehonë lajmit,

Ardian Nikulaj, 50-vjeç, u vra me 7 plumb mesditën e 19 Prillit nga portugezi Ruben Saraiva. Ky person, u porosit dhe financua nga Edmond Haxhia për të kryer vrasjen e biznesmenit të njohur në zonë, i cili po konsumonte kafe brenda lokalit të tij. Saraiva nuk ishte personi i vetëm i punësuar nga Haxhia. Ky i fundit kishte punësuar edhe 4 persona të tjerë, britanikë: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996.

Ai ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh dhe është marrë me të gjitha detajet e vrasjes së Nikulajt që nga motori deri te përgatitja e infrastrukturës së nevojshme. Njërit prej britanikëve është kapur nga kamerat e sigurisë të hotelit ‘Coral’ në pronësi të Nikulajt në 11 prill ku po qëndronte duke vëzhguar lëvizjet e këtij të fundit, duke ia përcjellë të gjitha informacionet Saraivës. Motivi i vrasjes është gjakmarrja. Përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.