MENU
klinika

Moment emocionues!

Babai i Bebe Rexhës qan në emision kur dëgjon të bijën

01.05.2023 - 11:17

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka publikuar albumin e tretë në karrierën e saj, të vetë-titulluar “Bebe”. Tashmë ajo ka nisur promovimin, ndaj i duhet të jetë e pranishme në evente dhe emisione.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë në emisionin “The Kelly Clarkson Show”. Ajo kishte pranë dy prindërit e saj, Flamurin dhe Bukurijen në audiencë, e madje u pyet nëse prindërit kishin qenë suportivë në momentin kur ajo vendosi t’i futej rrugës së muzikës.

“Jo, ata nuk ishin gjithmonë dakord, veçanërisht babi im. Babai më thoshte se është gjithmonë një industri shumë e vështirë, por mos u shqetëso, ti ke gjithmonë një shtëpi, mund të kthehesh gjithmonë te unë, unë kam ushqim”, tha Bebe.

Posa dëgjoi këto fjalë, babai i këngëtares u emocionua shumë dhe nuk i mbajti dot lotët dhe në atë moment Bebe ndërhyri duke i thënë “Mos qaj”.

Dukej qartë që prindërit e këngëtares e shikonin me shumë krenari vajzën e tyre, se si ka prekur majat e suksesit në industrinë e muzikës botërore.

Prindërit e Bebes janë emigrantë shqiptarë nga Maqedonia e Verit. Babai i saj vjen nga Dibra, ndërsa mamaja është nga Gostivari.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë