MENU
klinika

Po nëse shkel marrëveshjen me Kosovën?

Pse Perëndimi po toleron ofendimet e Vuçiçit

01.05.2023 - 13:15

Si ia del presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të ulet në dy karrige, atë perëndimore dhe atë ruse, një vit pas agresionit rus kundër Ukrainës? Radio Evropa e Lirë është përpjekur të gjejë përgjigjen, për pyetjen, duke folur me Sre?ko Gjukiç, ish-ambasador i Serbisë dhe anëtar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Vuk Vuksanoviç, analist i lartë i Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë dhe bashkëpunëtor i IDEAS, instituti i politikës së jashtme të Shkollës Ekonomike dhe Shkencave Politike në Londër.

Ulja në dy karrige
Të pyetur pse Vuçiç vazhdon të ulet në dy karrige edhe një vit pas luftës, dhe pse e lejon Perëndimi, dy këndvështrime të ndryshme vijnë nga bashkëbiseduesit.“Mendoj se Perëndimi po e bën këtë me vetëdije dhe shumë të llogaritur. Nuk do që ta irritojë, do që Vuçiçi të jetë i fortë nga brenda që të mund të zgjidhë çështjen e Kosovës”, thotë Gjukiç. Ndërsa sipas Vuksanoviç qasja e Vuçiç ka ndryshuar. “Nuk jam i sigurt se i lejohet 100% të ulet në dy karrige. Politika e balancimit vazhdon, por në një formë dukshëm të zbutur dhe të modifikuar si pasojë e luftës në Ukrainë. Lidhjet me Moskën nuk u ndërprenë, por u reduktuan ndjeshëm”, thotë ai.

Fyerjet ndaj Perëndimit
Lidhur me ofendimet e presidentit serb, drejtuar ambasadorëve të QUINT, pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, bashkëbiseduesit thonë se arsyeja ishte pa dyshim dëshpërimi i tij.“Vuçiç ka bërë një llogaritje të gabuar për Kosovën. Politika e tijka hyrë në rrugë pa krye. Nuk e duron dot. Ai ndjen se po i humb të gjitha mjetet e ndikimit dhe kjo e dëshpëron”, thotë Gjukiç. Vuksanoviç nga ana tjetër thotë se ka një lloj marrëveshjeje mes Perëndimit dhe elitës në Beograd. “Vuçiçit i lejohet t’i tregojë audiencës së tij në Serbi çfarë të dojë, ndërsa pas dyerve të mbyllura duket krejtësisht ndryshe. Diçka e ngjashme mund të shihet në disa situata të tjera. Për shembull, Vuçiç ka marrëdhënie miqësore me kryeministrin shqiptar Edi Rama, edhe pse Rama kërkon lirimin e Hashim Thaçit, i cili akuzohet për krime krime lufte kundër serbëve”, thotë ai.

Marrëveshja me Kosovën
Lidhur me versionet e ndryshme që Vuçiç, paraqet para Perëndimit dhe Rusisë, bashkëbiseduesit e kanë një arsye.“Vuçiç ka frikë nga mundësia që rusët të vendosin një prani të tepruar në Serbi sepse mund t’i kushtojë shtrenjtë, por atij i pëlqen t’u tregojë histori të ndryshme rusëve dhe Perëndimit dhe t’i nxisë kundër njëri-tjetrit. Ai pozicion i përshtatet më së miri atij”, thotë Gjukiç.Po ashtu, Vuksanoviç mendon që arsyeja pse ka një ftohje në marrëdhënien Serbi-Rusi, është në fakt Kosova, jo sanksionet, dhe Perëndimi, me propozimin franko-gjerman kishte pikërisht këtë qëllim.“Çështja e pazgjidhur e Kosovës e mban Beogradin të varur nga Moska”, thotë ai.“Moska me shumë gjasa do të presë të shohë se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen e Ohrit.Dhe nëse ndonjëherë do të ketë një marrëveshje që mund të nënshkruhet dhe zbatohet, Moska do të përpiqet ta sabotojë”, shton Vuksanoviç.Dhe sipas Gjukiç, kundërshtimet e Vuçiçit se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, se nuk e ka pranuar, as nuk e ka parë, nuk pi ujë dhe ndërmjetësit nuk do ta lejojnë kurrë. Ndërsa sipas tij, për Rusinë, “Kosova është interesante vetëm si valutë për futjen e parave në xhep”.

Frika nga Rusia dhe Perëndimi
Të pyetur se pse Vuçiç ka frikë nga Putin, dy bashkëbiseduesit rendisin ndikimin e faktorit rus në Serbi kudo, në çdo aspekt, atë politik, emocional, historik, tradicional, fetar dhe pjesërisht ekonomik. Megjithatë, nëse Vuçiç refuzon marrëveshjen për Kosovën, do të ketë pasoja nga Perëndimi, ndonëse jo domosdoshmërisht tërheqje të investimeve. Sanksionet financiare ndaj Vuçiçit dhe bashkëpunëtorëve, përfundimi i negociatave të anëtarësimit me BE ose anulimi i regjimit pa viza, këto janë masat që listojnë Gjukiç dhe Vuksanoviç.Por edhe sa kohë do të mund të ulet Vuçiç në dy karrige?“Sa të mundet. Derisa të paguajë një çmim të lartë, ai nuk do të ndryshojë politikën”, argumenton Vuksanoviç. Ndërsa Gjukiç mendon se koha po mbaron dhe Vuçiç do të duhet të zgjedhë vetëm njërën karrige.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin