MENU
klinika

Moderatorja bën gati dasmën

Detajet nga takimi i Kiarës me mamanë e Luizit

02.05.2023 - 11:28

Historia e dashurisë mes Kiarës dhe Luizit ka qenë kryefjala e mediave prej muajsh tashmë. Çifti që e nisi lidhjen në shtëpinë e “Big Brother”, jashtë do të bëjë gati dasmën e tyre sapo loja të përfundojë në 6 maj për Luizin.

Por, për Kiarën loja ka përfunduar dhe jashtë ka nisur edhe përgatitjet e para për dasmën. Dhe hapi i parë ka qenë pikërisht takimi me vjehrrën. Mamaja e Luizit mbrëmjen e së shtunës ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar djalin e saj. Ndonëse një moment ajo u pyet nga djali i saj për takimin me Kiarën, Anxhelina ia bëri si me shenjë, por nuk foli pasi kjo konsiderohet si informacion nga jashtë.

Por, është publikuar fotoja e tyre parë bashkë duke shuar kështu zërat se mes tyre mund të ishte një marrëdhënie jo e mirë. Në fotot e shkrepur, shihet zonja Angjelina, teksa është duke ecur për krahu me nusen e saj, moderatoren e njohur. Ndonëse në rrjet u aludua për një marrëdhënie të ngrirë mes familjarëve të Luizit dhe Kiarës, gjërat janë sheshuar pas takimit të të dyjave, duke nisur një raport të ri familjar. Moderatorja Kiara Tito hapi një llogari në “Instagram” me emrin e Luizit dhe brenda pak orësh, llogaria filloi të ndiqej nga më shumë se 200 mijë persona.

Edhe pse Luizi brenda shtëpisë së “Big Brother” deklaroi se të drejtat për të menaxhuar “Instagram”-in e tij ia ka dhënë “Top Channel”, Kiara përmes një postimi u shpreh se këtë gjë ia ka kërkuar vetë Luizi. “Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i vetmi ‘Instagram’ zyrtar i Luizit. Siç edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që ‘Instagram’-i i tij të menaxhohet nga Kiara, për sa kohë ai është ende brenda në shtëpinë e ‘Big Brother’, edhe kështu do të ndodhë. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!”, shkruante Kiara. Mirëpo, mesa duket ky veprim nuk është pritur mirë nga familjarët e Luizit, të cilët u kërkojnë fansave që mos i bëjnë “follow” asnjë llogarie që hapet në emër të tij.

Ka qenë kunati Sokol Tahiri, i cili përmes një postimi thotë se të gjithë ata që hapin “Instagram” në emër të tij, nuk janë dashamirës të Luizit. “Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të mos bëjnë ‘follow’ asnjë ‘Instagram’ që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato ‘Instagram’-e! Ata që hapin ‘Instagram’ në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për ‘Instagram’-in e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me ‘Instagram’-in e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”, shkruan Tahiri.

Megjithatë, përplasja duket se nuk është mes familjarëve të këngëtarit dhe Kiarës, por me produksionin. Nga ana tjetër, familjarët e Luizit kanë pasur një marrëdhënie të mirë edhe me Efin, në kohën që ajo ka qenë jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Ka qenë vetë konkurrentja ajo që e ka zbuluar këtë fakt, pas spektaklit të së shtunës. Teksa ishin ulur për të ngrënë, Efi ka qëndruar pranë Luizit ku në një moment i tha “O Luiz, më thuaj se më do”. Madje, i tha se ka folur me nënën e tij, por këngëtari i tha që të mos flasë, pasi po thotë informacion nga jashtë.

“Nesër është një datë e re. Unë kam folur me mamin tënd. Mami jot më ka shumë xhan se më tha se është veshur si unë në kohën e saj. Unë e di se do më duash kur të dalim jashtë, kot e ke”. Angjelina ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të takuar të birin, i cili që më 24 dhjetor të vitit 2022 është brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Takimi i tyre ishte shumë emocionues ku të gjithë u përlotën. Por, në këtë takim nuk pati vetëm lot, por edhe shumë të qeshura dhe mesazhe të bukura. Zonja Angjelina i tha të birit që deri të shtunën të kishte vetëm batuta, humor dhe të bënte qejf. Ajo shtoi se nëse nuk do bënte kështu, atëherë do hynte ajo në BB VIP dhe ta fitonte. E teksa i tha se deri të shtunën vetëm humor e batuta, Luizi ndërhyri dhe e pyeti “edhe me Efin?”. Nëna e këngëtarit ia ktheu menjëherë: “E kam zemër” dhe Luizi i kthehet: “Ia kam thënë”. Kujtojmë se Efi Dhedhes teksa po fliste për Luizin në dhomën e rrëfimit në një moment është shprehur “ik p*rdhu ti dhe kush të ka bërë”.

Këngëtari i tha se nga tani e tutje nuk ke punë me mua, por me nënën time. Edhe pse këngëtari ishte i bindur se e ëma e tij e ka për zemër Efin. Por jo vetëm kaq, pasi ai e pyeti të ëmën nëse e kishte takuar partneren e tij, Kiara Titon. Teksa ajo nisi të fliste, ai e ndaloi dhe i tha “mos fol se është informacion nga jashtë”. Por mënyra se si reagoi ndaj kësaj pyetje, u duk sikur Angjelina ishte takuar me të dashurën e djalit të saj.

Dhe duket se kështu ka qenë. Vetë Kiara ka zgjedhur që mos të flasë rreth këtij takimi, por në rrjetet e saj sociale, ka publikuar një foto me të njëjtën veshje që edhe ka qenë gjatë takimit me vjehrrën e ardhshme. Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell”, duke zbuluar se çfarë i tha familja pas propozimit që Luizi i bëri në BBVIP.

Ajo tha se familja e saj është shumë e lumtur, ndërsa shtoi se nënë Leta mezi pret të takojë dhëndrin. “Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët. Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. Unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin”, tha Kiara. E pyetur në lidhje me debatet e fundit që pati gjatë spektaklit me opinionistët e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, dhe nëse do i ftonte në dasmën e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftojë të gjithë dhe padyshim opinionistët do jenë ndër të ftuarit. “Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë kështu që…”, tha Kiara. Tashmë pritet vetëm dalja e Luizit, që ky çift ta çojë raportin e tyre në një nivel tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Habit motra e Tea Trifonit

“Luizi nuk e pëlqen Kiarën”

Luizi merr informacion nga jashtë

“Po doli Kiara, dil! Ia kanë dhënë Oltës”


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat