Ajo një aktore humori, ai nga fusha e politikës, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku padyshim janë një ndër çiftet që ngjall interes tek publiku.
Duke qenë se është më aktive në rrjetet sociale, Rudina shpesh herë ndan momente me bashkëshortin e saj ose nga jeta e tyre private. Së fundmi është publikuar intervista e saj për “After-party-n”, ku sigurisht nuk munguan pyetjet ngacmuese për aktoren.
E pyetur se çfarë i thotë partnerit çdo natë para se të flenë, ajo tha “Të dua”.
Dyshja e kanë treguar shpesh dashurinë e tyre dhe si duket romanca nuk është zbehur aspak, duke mos munguar “fjala magjike” çdo mbrëmje.
Në një intervistë më herët, Rudina Dembacaj u shpreh se ish-deputeti i PS-së e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”.
Moderatorja dhe aktorja megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”.
“Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.
Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh moderatorja.