MENU
klinika

"Ja skenari i fshehtë i ish-LSI për zgjedhjet e 14 majit"

Evi Kokalari zbulon planin e Ilir Metës për “t’u ngulur thikën pas shpine” demokratëve

05.05.2023 - 14:13

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari vijon të shfaqë revoltën e saj për klasën politike shqiptarë, veçanërisht ndaj dyshes Meta-Berisha. Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, zonja Kokalari, jovetëm që ka hedhur akuza të forta në adresë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit, por ka treguar edhe skenarin e fshehtë të ish-LSI për zgjedhjet e 14 majit që do të tronditë Sali Berishën. Sipas saj, Meta është tejet i interesuar për “t’i ngulur thikën pas shpine” demokratëve. “Konsiderojeni teori konspiracioni nëse doni, por pse duhet të mendojmë që Erion Veliaj nuk e ka akoma mbështetjen e LSI? Ndoshta pikërisht ky ka qenë pazari, Këlliçin kundërshtarë në këmbim për vendet në Këshillin Bashkiak, shumica e të cilëve i shkojnë LSI! Dhe koalicioni me PD u shfrytëzua pikërisht si vegël negocimi për Metën kundër Velias. Ndërkohë, vendet e sigurta të Këshillit bashkiak, më thonë i shkojnë padiskutim LSI. PD-ja sërish do dalë e përdorur dhe do hidhet mënjanë si humbëse. Zgjuar jeni, apo akoma në apati të plotë”, shkruan ajo.

Afera e inceneratorëve
Ndërkohë duke u ndalur tek afera e inceneratorëve për të cilën herë pas here deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit kanë hedhur akuza të forta në adresë të qeverisë dhe bashkive ku janë ndërtuar djegësat, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari tregon arsyet se përse eksponentët e opozitës kanë mbylllur gojën dhe nuk e prekin më këtë çështje. “Kohë fushate dhe sulmet me fakte të inceneratorëve nga Mona & Belo, kanë mbaruar. Ato dronat që nxorët të filmonin plehrat e Tiranës do bënin shumë punë tashti. A nuk është ky momenti për të sjellë faktet e korrupsionit? Fushata ka filluar. Apo ato ishin derisa ranë dakord për listat e këshillit bashkiak? Nuk sulmohet Veliaj me 1 milionë pemë që ka mbjellë, se dhe pesë të mblidhte, mirë ka bërë. Kjo është si ti gjuash kundërshtarit me topa pambuku! Kjo nuk është garë reale. Zgjuar jeni apo akoma në apati të plotë”, shprehet ajo.

Deklarata e Luzi Ejllit për Benet Becin
Nga ana tjetër, Kokalari ka komentuar deklaratën e Luiz Ejllit i cili tregoi linjën e jetës ku përmendi lidhjen e ndarjen me vajzën e Jozefina Topallit si dhe ndihmën që mori nga kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci. Kokalarit i ka bërë përshtypje komenti ndërsa thotë se tashmë nuk po kupton asgjë pasi nuk sheh limite partiake. Ky Luizi as për Xhozin nuk e bënte dot e ta mbante gojën mbyllur dreqi e marrtë, apo dhe Xhozi për Benetin do votoje? Se seriozisht, këto ditë s’po kuptoj më gjë, ku mbaron PD-ja, dhe ku fillon PS-ja? Nuk shoh limite partiake dhe ideologjike fare”, tha Kokalari. Kujtojmë se në linjën e jetës, Luizi u shpreh se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga Beci, vetëm e vetëm pse ishte shkodran. “Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën”, nënvizoi Luizi të shtunën që shkoi.