MENU
klinika

“Parts 2”

Kanabis gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Himarë

08.05.2023 - 12:32

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 2”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasve Oltion Bodinaku, 33 vjeç dhe Lulo Hasani, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në camperin që këta shtetas kishin në përdorim, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 2”, sekuestrohen rreth 1500 doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin doza të lëndës narkotike kanabis, në qytetin e Himarës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 2”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-O. B., 33 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në camperin që këta shtetas kishin në përdorim, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1500 doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e dozave të kanabisit, kryesisht për turistët, në lokalet e natës, në qytetin e Himarës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë