Të gjitha konfliktet e vjetra brenda BE-së dhe NATO-s për shkak të luftës, u duk se u zhdukën brenda natës.
Megjithatë siç shkruan Joschka Fischer, ish-zëvendëskancelazri gjerman, për “Project Syndicate”, kjo nuk ka ndodhur me Francën dhe Gjermaninë.
Takimet ndërqeveritare të planifikuara rregullisht janë anuluar. Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron shkuan bashkë në Kiev, por jo në Pekin, ku presidenti francez udhëtoi vetëm.
Komentet e tij nxitën polemika dhe përçanë edhe më tej dy vendet.
“Ky është padyshim momenti më i keq i mundshëm që Evropa dhe SHBA-të të ndahen”, shkruan Fischer.
Në Paris, francezët duan të dinë nëse Scholz dëshiron të riformojë marrëdhëniet dypalëshe dhe sa rëndësi u kushton atyre, si dhe se çfarë lloj Europe dëshiron Scholz.
“Scholz nuk i ka artikuluar pikëpamjet e tij mbi marrëdhëniet franko-gjermane, zemrën e bllokut që rreh dhe pse ambiciet e qeverisë së tij për BE-në mbeten të errëta.
Duhet urgjentisht sqarime për të dyja çështjet”, shkruan Fischer, duke argumentuar se një ndarje e tillë do ta dobësonte Evropën.
“Rindërtimi i një bashkëpunimi të tillë nuk do të jetë i lehtë. Ata janë kaq të ngjashëm dhe megjithatë kaq të ndryshëm”, shkruan ai. “Zgjedhja e tyre është e drejtpërdrejtë: Paqe, liri dhe prosperitet kur janë bashkë, ose konflikt, paqëndrueshmëri politike dhe kontroll nga të tjerët kur janë të ndarë”, shton ish-zëvendëskancelari.
Ai argumenton se bashkëpunimi franko-gjerman mbetet i domosdoshëm për BE-në, dhe se rastin më të keq, “mund të rezultojë në një katastrofë evropiane”.
“Evropa ka nevojë për një motor franko-gjerman që funksionon mirë. Nuk mund të përballojë as një prishje të përkohshme”, përmbyll ai.