Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Në një deklaratë për mediat ai e quajti arrestimin e Belerit si një ngjarje të shëmtuar, teksa u shpreh se Athina zyrtare nuk do të tolerojë shkeljen e ligjit për këtë rast.
“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë i Himarës dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri.
Dua t’i dërgoj një mesazh mikut tim të Shqipërisë. Zbatimin per sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do ta pranojë”, shtoi z. Mitsotakis.
“Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, vuri në dukje kryeministri .