MENU
klinika

“Vendim skandaloz”

Nikos Dendias reagon pas lënies në burg të Fredi Belerit: Veprimi nuk tregon shtet të së drejtës

13.05.2023 - 16:52

Pas vendimit të gjykatës së Vlorës për lënien në burg të kandidatit të koalicionit “ Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, Ministria e Jashtme greke ka reaguar, duke e quajtur lënien në burg të tij si akt skandaloz.

Në deklaratën e publikuar ministria greke e cilëson arrestimin e Belerit si një veprim që nuk i takon shtetit të së drejtës dhe që sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë.

Sipas deklaratës vendi nuk po ndjek rrugën evropiane dhe se ky vendim do ketë impakt negativ në marrëdhëniet e bashkimit europian me Shqipërinë.

“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës është skandaloz. Arrestimi i kandidatit për bashkinë e Himarës dy ditë përpara zgjedhjeve,nuk tregon shtet të së drejtës. Vendimi për burgosjen e kandidatit për kryetar bashkie, sjell përmbysjen e rregullave të barazisë në zgjedhjet lokale në Himarë,e cila është një qendër e rëndësishme e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Një vendim ky që do të ketë impakt negativ në marrëdhëniet e bashkimit europian me Shqipërinë, pasi kusht për rrugën europiane të Shqipërisë është qëndrimi konstant i shteteve që aderojnë për anëtarësim, në rregullat europiane dhe në shtetin e së drejtës.
Vendime si i sotmi shkelin rregullat e mësipërme dhe tregojnë në realitet Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane,” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi