MENU
klinika

Vendi i tretë në botë!

Fluks i lartë turistësh në Shqipëri

14.05.2023 - 11:08

Turizmi ndërkombëtar është në rrugë të mbarë për t’u rikthyer në nivelet para pandemisë! Një nga vendet që ka pasur një fluks të lartë turistësh në tremujorin e parë të 2023, është pikërisht Shqipëria, krahasuar me shifrat e para pandemisë në vitin 2019.

Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë. Në vend të parë renditet Katari dhe Arabia Saudite.


Në përgjithësi, fluksi i turistëve në nivel ndërkombëtar arriti në 80% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të 2023. Rreth 235 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht në tre muajt e parë, më shumë se dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2022. Megjithatë, rimëkëmbja e turizmit përballet edhe me disa sfida.

Sipas Panelit të Ekspertëve të UNWTO, situata ekonomike mbetet faktori kryesor që peshon në rimëkëmbjen efektive të turizmit ndërkombëtar në vitin 2023, me inflacion të lartë dhe rritje të çmimeve të naftës që përkthehen në kosto më të larta transporti dhe akomodimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Videomesazhi i Ballës për 60-vjetorin e qytetit

“Librazhdi është në një moment transformimi infrastrukturor”

Prof. Dr. Adrian Civici/ Cilat janë disa nga shkaqet kryesore?

“Goditjen më të rëndë e pësuan bizneset e vogla”