Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë Zyrës së Prokuronit të Specializuar në Hagë. I mbijetuari i Masakrës së Dubravës ka thënë se i ka ofruar argumente shtesë, ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, se Gjykata Speciale ka juridiksion të plotë për të hetuar këtë masakër.
“Sot prap i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshuara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon jurisdiksionit lëndor. Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës”, ka thënë ai.
Në fillim të këtij muaji, Dugolli i është drejtuar Speciales me kërkesë që të nisë hetimin ndaj Masakrës së Dubravës.
Kjo masakër është një prej masakrave më të mëdha kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999, brenda Burgut të Dubravës janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë, si dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. /KosovaPress/