MENU
klinika

Nga rënia e “kështjellës” shkodrane te vendlindja e Berishës

Socialistët rrëmbejnë bastionet blu/ Fortesat e së djathtës që u “pushtuan” më 14 maj

15.05.2023 - 20:18

Vijon numërimi në 8 bashki, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Tirannë, Malësi e madhe, Krujë, Kukës, Lezhë, Kurbin, Kavajë dhe Pogradec ende nuk kemi një rezultat përfundimtar. Ndërkohë 53 bashki janë zyrtarisht të mbyllura.

Nga këto të dhëna rezulton se harta është ngjyrosur me rozë në 47 bashki të vendit pasi ka fituar PS. Koalicioni BF ka arritur të marrë vetëm 6 bashki, Himarë, Pukë, Memaliaj, Has, Fushë Arrës dhe Mirditë.

Referuar të dhënat e fundit, forcë e parë rezulton PS me mbi 736 mijë vota, BF forcë e dytë me rreth 467 mijë. PD e Enkelejd Alibeaj humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve me 34 mijë e 700 vota. PD zyrtare është renditur forcë e dytë vetëm në dy bashki, Dimal dhe Mallakastër.

PS ka thyer bastionet demokrate, ka rrëzuar “kalanë e Shkodrës”, e cila historikisht ka qenë PD, madje ka mundur Berishën në vendlindjen e tij Tropojën dhe Metën në vendlindjen e tij në Skrapar.

Sa i takon rezultatit të Tiranë, Veliaj ka vulosur mandatin e tij të tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Beci kryeson me 10 mijë vota para Spahisë

Bie pas 30 vitesh bastioni historik i PD!