MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë duhet të di para se të bëj një eko gjinekologjike?

17.05.2023 - 10:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë duhet të di para se të bëj një eko gjinekologjike?

Përgjigjet mjeku: Një vezikë e mbushur do të krijonte kushte shumë të mira për evidentimin e mitrës dhe vezoreve. Për këtë arsye është mirë që 3-4 orë përpara ekografisë abdominale të mos urinojë. Në rastet kur vezika urinare nuk është e mbushur dhe kjo sjell shikueshmëri jo të mirë të organeve gjenitale, mjeku gjinekolog mund tju kërkojë të pini ujë dhe të përsërisni ekografinë pas 30 – 60 minutash.

Përmes një ekografie pelvike (gjinekologjike) arrihet të shikohen në detaje mitra dhe vezoret (ovaret) duke plotësuar kështu të dhënat e ekzaminimit gjinekologjik.

Gjatë ekografisë gjinekologjike abdominale, mjeku gjinekolog vendos sondën në pjesën fundore të barkut. Gjithnjë përdoret një sasi e vogël xheli në lëkurë për të bërë sa më optimal kontaktin e sondës me lëkurën dhe transmetimin e ultratingujve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN